Prokurori gjerman refuzon Erdoganin
Kryeprokurori i Gjermanisë ka hedhur poshtë një padi të paraqitur nga Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, kundër një satiristi i cili kishte tallur presidentin turk.
Zyra e kryeprokurorit publik në Koblenz, Gjermaninë Perëndimore, tha në një deklaratë të premten se padia e Erdoganit ishte "e pabazë". Ajo mbështeti një vendim të mëparshëm për të hequr dorë nga rasti kundër komedianit Jan Boehmermann. Erdogan e kishte akuzuar Boehmermann për fyerje dhe kishte paraqitur padi kundër tij. Satira e Boehmermann erdhi pasi Turqia e kishte thirrur ambasadorin gjerman rreth një kënge të transmetuar në një nga televizionet gjermane. Prokurorët po ashtu thanë se nuk ka asnjë provë që dëshmon për ndonjë sulm serioz mbi reputacionin personal ose shoqëror të presidentit turk.