Vazhdojnë skandalet morale të Donald Rrump në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31282-vazhdojnë_skandalet_morale_të_donald_rrump_në_amerikë
Trump nuk po kërkon më falje. Akuzat për ngacmime seksuale, që nuk kanë të ndalur, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë i quan kurthe.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 15, 2016 14:18 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë skandalet morale të Donald Rrump në Amerikë

Trump nuk po kërkon më falje. Akuzat për ngacmime seksuale, që nuk kanë të ndalur, kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë i quan kurthe.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se teksa Trump shfajësohej në Greensboro të Karolinës së Veriut, në të njëjtën kohë, një tjetër grua së bashku me avokaten e saj shfaqej në konferencë për shtyp në Kaliforni, duke e akuzuar Trumpin se e kishte prekur pa dëshirën e saj.“Nuk i njoh kush janë ato gra. I shoh në televiziv, është e neveritshme, por këtë po e nxit dikush. Nuk kanë dëshmitarë, askush s’ka qenë atje. E bëjnë për famë”, tha Trump.Por, të paktën për Summer Zervos, konkurrente e edicionit të pestë të “The Apprentice” në vitin 2006, ai nuk mund të ankohet më se nuk e njeh. Ajo rrëfen me detaje, sesi ai e çoi në një dhomë hoteli dhe çdo veprim të tijin, në atë që duhet të ishte një takim pune në vitin 2007.“Teksa po largohesha, ai më puthi në buzë. U bëra nervoze dhe më erdhi turp. Kjo nuk ishte ajo që prisja dhe as nuk doja që të ndodhte”, tha Summer Zervos, ish-konkurrente e “The Apprentice”.