India dhe Rusia nënshkruajnë kontratën për sistemet raketore S-400
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31318-india_dhe_rusia_nënshkruajnë_kontratën_për_sistemet_raketore_s_400
Funksionarët e Indisë dhe të Rusisë nënshkruan në Nju Delhi një kontratë prej 5 miliardë dollarë, në bazë të së cilës Rusia do ti shesë Indisë pesë sisteme antiraketore S-400.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 15, 2016 21:10 Europe/Tirane
  • India dhe Rusia nënshkruajnë kontratën për sistemet raketore S-400

Funksionarët e Indisë dhe të Rusisë nënshkruan në Nju Delhi një kontratë prej 5 miliardë dollarë, në bazë të së cilës Rusia do ti shesë Indisë pesë sisteme antiraketore S-400.

Kontrata është nënshkruar nga kryeministri indian Narandra Mudi dhe nga presidenti rus Vladimir Putin dhe kjo kontratë përfshinë edhe prodhimin e  përbashkët të 200 helikopterëve të tipit Kamvo-226 në një vlerë 1 miliard dollar si dhe prodhimin e katër luftanijeve të pakapshme nga radarët. Kontrata parashikon që dy luftanije supermoderne ruse të pakapshme nga radarët të blihen nga India, ndërsa dy të tjera të prodhohen bashkërisht. Gjithashtu në takimin e liderëve të Indisë dhe Rusisë u nënshkruan edhe 16 marrëveshje bashkëpunimi në fushën hapësinore, në ndërtimin e anijeve si dhe të eksplorimit të naftës dhe gazit. Takimi Mudi-Putin u zhvillua në kuadër të takimit dyditor të liderëve të vendeve të Organizatës BRICS, ku marrin pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e jugut.