OKB paralajmëron për krizë humanitare në Afganistan
Tetor 15, 2016 18:27 Europe/Tirane
Komisariati i lartë i OKB për refugjatët duke theksuar se refugjatët afganë po kthehen nga Pakistani në vendin e tyre, shprehu shqetësimin se rikthimi i këtyre refugjatëve do të bëhet shkak për një krizë humanitare në Afganistan.
Ky organizëm i OKB deklaroi se çdo ditë 7400 refugjatë afganë kthehen nga Pakistani në Afganistan dhe shumë prej tyre janë të pastrehë. Ivo Frajsen, drejtor i zyrës koordinuese të ndihmave humanitare të OKB në Afganistan, tha se 60 % e refugjatëve afganë të kthyer nga Pakistani janë gra dhe fëmijë, të cilët pas kthimit të tyre në Afganistan kërcënohet nga rreziqe të shumta dhe kanë nevojë për ndihmë emergjente humanitare.
Tags