Deklaratat e Lavrov dhe Kerri pas takimit të Lozanës
(last modified Sun, 16 Oct 2016 05:29:01 GMT )
Tetor 16, 2016 07:29 Europe/Tirane
  • Deklaratat e Lavrov dhe Kerri pas takimit të Lozanës

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë dhe sekretari amerikan i shtetit pas përfundimit të takimit njëditor të Lozanës në Zvicër që u zhvilluar në lidhje me krizën në Siri, njoftuan se të gjitha palët pjesëmarrëse kanë rënë dakord për vazhdimin e kontakteve.

Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të shtunën në mbrëmje pas përfundimit të takimit të Lozanës, në një prononcim për media tha: "Në këto negociata janë paraqitur disa propozime që më i rëndësishmi prej tyre ishte vazhdimi i negociatave për zgjidhjen e krizës në Siri në një të ardhme të afërt". Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se sipas funksionarëve të Amerikës dhe të Rusisë, negociatat e Lozanës kanë zgjatur katër orë e gjysmë dhe gjatë tyre është biseduar rreth rrugëzgjidhjes për ti dhënë fund luftës së brendshme në Siri. Ndërkohë, Xhon Kerri, shefi i DASH, deklaroi se me vazhdimin e negociatave presim që të arrijmë në një planë të rrugës për dialogun politik në lidhje me krizën në Siri. Në këtë takim kanë marrë pjesë shefat e diplomacisë së Amerikës, Rusisë, Katarit, Iranit, Egjiptit, Irakut, Jordanisë, Turqisë, Arabia Saudite dhe përfaqësuesi i OKB për çështjen e Sirisë.

Tags