Turqia kërkon largimin e pjesëtarëve të Al Nusras nga Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31459-turqia_kërkon_largimin_e_pjesëtarëve_të_al_nusras_nga_alepo
Ministri i jashtëm turk kërkoi që të lejohet largimi i pjesëtareve të Frontit Al Nusra nga qyteti Alepo i Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 16, 2016 19:52 Europe/Tirane
  • Turqia kërkon largimin e pjesëtarëve të Al Nusras nga Alepo

Ministri i jashtëm turk kërkoi që të lejohet largimi i pjesëtareve të Frontit Al Nusra nga qyteti Alepo i Sirisë.

Siç njofton kanali televiziv Al Mejadin, Mevlut Chaushogllu, ministër i jashtëm i Turqisë, deklaroi se pjesëtarët e Frontit Al Nusra duhet të largohen menjëherë nga qyteti Alepo dhe që opozitarët siriane të ndahen menjëherë nga ky grup. Ai gjithashtu theksoi mbi nevojën e rifillimit të bisedimeve për krizën në Siri, vazhdimin e luftës kundër terrorizmit dhe për dërgimin e ndihmave humanitare në rajonet e rrethuara. Ekspertët janë të mendimit se Turqia po ndjek një politikë dyfytyrëshe në luftën kundër terrorizmit dhe në një kohë që përkrah financiarisht dhe ushtarakisht grupet terroriste ISIS dhe Al Nusra në Siri dhe Irak dhe po përpiqet ta mashtrojë opinionin publik duke pretenduar se është serioze në luftën kundër terrorizmit.