Kerri: Nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31546-kerri_nuk_ka_rrugëzgjidhje_ushtarake_në_siri
Sekretari amerikan i shtetit theksoi se nuk ekziston kurrfarë rrugëzgjidhje ushtarake për krizën në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2016 11:35 Europe/Tirane
  • Kerri: Nuk ka rrugëzgjidhje ushtarake në Siri

Sekretari amerikan i shtetit theksoi se nuk ekziston kurrfarë rrugëzgjidhje ushtarake për krizën në Siri.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Xhon Kerri, sekretari amerikan i shtetit, i cili ka udhëtuar drejtë Zvicrës për të marrë pjesë në takimin e Lozanës rreth krizës në Siri dhe pastaj ka shkuar në Londër për të marrë pjesë gjithashtu në një takim tjetër mbi krizën në Siri, në një publikim në faqen e tij në Twitter ka shkruar se në takimin e Londrës me homologët e tij ka shqyrtuar plane të reja të propozuara për vendosjen e armëpushimit dhe për ndaljen e luftimeve në Siri. Negociatat e nëntë vendeve për gjetjen e një rrugëzgjidhje për krizën në Siri që u zhvilluan në Lozanë të Zvicrës, ka përfunduar pa kurrfarë rezultati.