Koalicioni kundër ISIS mblidhet në Paris
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31567-koalicioni_kundër_isis_mblidhet_në_paris
Ministria e Mbrojtjes e Francës bëri të ditur se Parisi do të organizojë takimin e vendeve anëtare të koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 17, 2016 20:57 Europe/Tirane
  • Koalicioni kundër ISIS mblidhet në Paris

Ministria e Mbrojtjes e Francës bëri të ditur se Parisi do të organizojë takimin e vendeve anëtare të koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS.

Takimi në fjalë do të organizohet në Paris më 25 Tetor dhe në të do të marrin pjesë ministrat e Mbrojtjes së 12 vendeve anëtare të këtij koalicioni. Ky takim zhvillohet në kushtet kur dy vjet pas formimit të këtij koalicioni në të cilin marrin pjesë shumica e vendeve që përkrahin grupet terroriste në Siri, nuk është arritur asnjë rezultat pozitiv në luftën kundër ISIS, ndërsa humbjet e terroristëve kanë ardhur si pasojë e angazhimit të Rusisë, Sirisë, Irakut dhe Iranit në luftën kundër terrorizmit në Siri dhe Irak. Anëtarët e këtij pseudo-koalicioni kundër ISIS, si Arabia Saudite, Turqia, Katari, Emiratet, Jordania, SHBA, Anglia dhe Franca janë themeluesit, organizuesit dhe përkrahësit kryesorë financiarë dhe ushtarakë të grupeve terroriste që kanë përgjakur Sirinë dhe Irakun dhe tashmë në prag të shkatërrimit të këtyre grupeve, por përpiqen për mbijetesën e tyre për të shpëtuar investimin e madh disa vjeçar të tyre në zgjerimin e terrorizmit.