Amerika mirëpret armëpushimin në Alepo
Departamenti amerikan i shtetit ka mbështetur armëpushimin 8 orësh në Alepo duke e cilësuar atë veprim pozitiv.
Mark Tuner pasi e cilësoi pozitivi armëpushimin 8 orësh dhe ndërprerjen e sulmeve të forcave ruse dhe siriane në Alepo, ka pretenduar se afati i këtij armëpushimi është shumë i shkurtër. Stefan Duxherlik, zëdhënës i OKB gjithashtu ka thënë se kjo organizatë mirëpret çdo lloj armëpushimi dhe vendimi për ndërprerjen e luftimeve. Për tetë orë, gjatë ditës së enjte, forcat siriane dhe ato ruse do të ndërpresin sulmet ndaj qytetit të Alepos, në mënyrë që civilët dhe terroristët të mund të largohen nga qyteti, ka thënë Ministria e Mbrojtjes së Rusisë. Por Moska ka hedhur poshtë se një armëpushim më afatgjatë do të mund të hynte në fuqi, gjë të cilën janë duke e kërkuar qeveritë perëndimore, duke thënë se një gjë e tillë, do tu jepte mundësi terroristëve që të rigrupohen. Rusia po ndihmon nga ajri forcat e presidentit sirian Bashar Asad. Ata kanë bombarduar lindjen e qytetit të Alepos, që prej kohës kur marrëveshja e armëpushimit e muajit e kaluar mes Amerikës dhe Rusisë dështoi.
 
							 
						 
						