Përpjekjet për të vendosur më shumë sanksione kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31639-përpjekjet_për_të_vendosur_më_shumë_sanksione_kundër_rusisë
Qarqet mediatike në Evropë njoftuan mbi përpjekjet e Angela Merkel së bashku me disa krerë të tjerë evropianë për të vendosur më shumë sanksione kundër Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 18, 2016 06:50 Europe/Tirane
  • Përpjekjet për të vendosur më shumë sanksione kundër Rusisë

Qarqet mediatike në Evropë njoftuan mbi përpjekjet e Angela Merkel së bashku me disa krerë të tjerë evropianë për të vendosur më shumë sanksione kundër Rusisë.

Sipas mediave gjermane, kancelarja e Gjermanisë ka kërkuar shtimin e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të veprimeve të saj ushtarakë në Siri. Gjermania ashtu si Amerika është e shqetësuar nga dështimi i grupeve terroriste në Siri. Merkel synon të ushtrojë presion ndaj krerëve evropianë me qëllim që në takimin e ditës s enjte dhe të premte të këshillit të Evropës të analizohet dhe miratohet një paketë e re sanksionesh kundër Rusisë për shkak të veprimeve të saj në Siri. Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, Britania dhe Franca u përpoqën të bindnin Bashkimin Evropian të dënonte fushatën shkatërruese ajrore në Siri, duke i hapur rrugën sanksioneve të tjera kundër qeverisë së Bashar Asadit dhe Rusisë. Ministrat kërkuan fundin e bombardimeve në lindjen e kontrolluar nga terroristët në Alepo, ku 265 mijë persona kanë mbetur të bllokuar, dhe për hyrjen e shpejtë të ndihmave humanitare. Sekretari britanik Boris Johnson, zgjidhjen e problemit e sheh te qeveria e Asadit dhe Rusia. “Ata e kanë në dorë të frenojnë dhunën. I bëj thirrje Moskës të zgjedhë një rrugë tjetër dhe t’i hapë rrugën paqes, duke na rikthyer në tryezën e negociatave në Gjenevë”, tha Johnson. Më e ashpër ka qenë retorika e homologut të tij francez, Jean-Marc Ayrault, i cili denoncoi atë që e quajti logjika e shkatërrimit të Asadit e Rusisë, dhe i kërkoi Brukselit të tregojë unitet në reagimin ndaj Moskës. “Duhet të jetë e qartë se Rusia, bashkë me Bashar Asadin janë të angazhuara në një logjikë shkatërrimi. Mbyllja e syve nuk mund të jetë një mundësi në këtë situatë”. Por blloku është tejet i ndarë lidhur me strategjinë që duhet ndjekur me Rusinë, furnizuesin e tij më të madh të energjisë. Gjermania u tregua e matur në reagimin e saj, me ministrin e Jashtëm Frank-Walter Steinmeier që refuzoi vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Moskës. Gjithsesi, një gazetë gjermane sugjeroi se kancelarja Angela Merkel ishte në favor të masave të tjera ndëshkuese. Udhëheqësit e BE-së pritet të diskutojnë për Rusinë dhe sanksionet e mundshme në samitin e Brukselit të enjten, por aleatët e ngushtë të Putinit, si Greqia, Qipro dhe Hungaria janë kundër. Të njëjtin mendim ndan edhe Austria.