OKB kërkon ndihma emergjente për veriun e Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31780-okb_kërkon_ndihma_emergjente_për_veriun_e_sirisë
Jens Lajrake, zëdhënës i agjencisë së OKB për ndihmat humanitare, deklaroi se periudha e armëpushimit e propozuar nga Rusia në lindje të Alepos, është e pamjaftueshme për dërgimin e ndihmave humanitare në këtë qytet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 19, 2016 18:08 Europe/Tirane
  • OKB kërkon ndihma emergjente për veriun e Sirisë

Jens Lajrake, zëdhënës i agjencisë së OKB për ndihmat humanitare, deklaroi se periudha e armëpushimit e propozuar nga Rusia në lindje të Alepos, është e pamjaftueshme për dërgimin e ndihmave humanitare në këtë qytet.

Ai kërkoi nga të gjitha vendet e botës të shfrytëzojnë këtë armëpushim të shkurtër për dërgimin e ndihmave emergjente humanitare në lindje të Alepos. Ky funksionar i OKB tha se Rusia që nga ora 5 e mëngjesit e ditës së enjte do të ndalë sulmet ajrore në Alepo, me qëllim që të krijojë kushtet për largimin e civilëve dhe të rebelëve të armatosur të cilët nuk duan të luftojnë kundër qeverisë siriane.