Hollande premton vazhdimin e armëpushimit në Alepo
Tetor 19, 2016 18:09 Europe/Tirane
Presidenti francez deklaroi se së bashku me kancelaren gjermane, do të bëjnë të gjitha përpjekjet për vazhdimin e armëpushimit në Alepo të Sirisë.
Fransua Hollande deklaroi se së shpejti do të vizitojë Berlinin, ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe me presidentin rus Vladimir Putin dhe shtoi se ai dhe Merkel do të bëjnë përpjekjet maksimale për ta bindur presidentin rus të zgjasë armëpushimin në Alepo. Ministria e mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se më 20 tetor do të ndërpresë për një afat tetë orësh sulmet ajrore në Alepo për qëllime humanitare dhe për t’u dhënë rast civilëve dhe terroristëve që të largohen nga ky qytet.
Tags