Rusia kërkon ndihmën e Turqisë
Presidenti turk pretendoi se Rusia ka kërkuar bashkëpunimin e Ankarasë për daljen e terroristëve të Frontit Al Nusra nga qyteti Alepo.
Rexhep Taip Erdogan tha se presidenti rus Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike, i ka kërkuar qeverisë turke të marrë masa për daljen e terroristëve të Al Nusras nga Alepo. Erdogan shtoi se qeveria e Turqisë ka dhënë urdhër për largimin e Frontit Al Nusra nga Alepo, për ndaljen e luftimeve dhe për kthimin e qetësisë relative në këtë qytet. Gjithashtu Erdogan duke folur për përpjekjet e Ankarasë për krijimin e zonave të sigurta në veri të Sirisë dhe të Irakut, pretendoi se Turqia e ka projektuar këtë plan vetëm për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e saj.