BE duhet të ndihmojë më shumë për çlirimin e Mosulit
Ministri gjerman i zhvillimit deklaroi se BE duhet të ndihmojë më shumë Irakun në operacionin për çlirimin e Mosulit.
Myler, ministri gjerman i zhvillimit, tha se Amerika dhe Turqia në njëfarë mënyre kanë ndihmuar në operacionin për çlirimin e Mosulit, por BE nuk ka qenë aktiv në këtë drejtim. Komisionari i Sigurisë në Bashkimin Evropian ka paralajmëruar rikthimin e terroristëve në Evropë pas dëbimit të ISIS nga Mosuli, qytet bastion i militantëve ekstremistë. Julian King thotë se rreziku është tejet i lartë edhe nëse do të përballemi me një numër të vogël të atyre që kthehen në Europë. Të hënën forcat irakiane nisën një ofensive ushtarake në Mosul, qytet ku aktualisht ndodhen rreth 5000 luftëtare të ISIS.