Kryeministrja angleze akuzon Rusinë për krime lufte
https://parstoday.ir/sq/news/world-i31918-kryeministrja_angleze_akuzon_rusinë_për_krime_lufte
Kryeministrja e Anglisë Teresa May e cila për herë të parë mori pjesë në takimin e liderëve të BE në Bruksel, akuzoi Rusinë për krime lufte në Siri dhe kërkoi që vendet aleate të marrin masa ndaj krimeve të Rusisë në Siri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 20, 2016 21:09 Europe/Tirane
  • Kryeministrja angleze akuzon Rusinë për krime lufte

Kryeministrja e Anglisë Teresa May e cila për herë të parë mori pjesë në takimin e liderëve të BE në Bruksel, akuzoi Rusinë për krime lufte në Siri dhe kërkoi që vendet aleate të marrin masa ndaj krimeve të Rusisë në Siri.

Teresa May i cilësoi të tmerrshme krimet e Rusisë kundër popullsisë civile në Siri dhe kërkoi ndalimin e sulmeve ajrore ruse në Alepo. Nisjen e samitit të udhëheqësve të BE-së në Bruksel, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez François Hollande, e paraprinë me një mesazh drejtuar Rusisë për ndalimin e bombardimeve në Aleppo. 28 krerët e shteteve dhe qeverive do të diskutojnë sanksionet ndaj Rusisë, pas fushatës ajrore të saj kundër rebelëve, në pjesën lindore thuajse tërësisht të rrënuar të qytetit