Oxfam proteston ndaj politikave të BE në lidhje me refugjatët
Tetor 20, 2016 18:52 Europe/Tirane
Organizata humanitare ndërkombëtare Oxfam zhvilloi një protestë përballë selisë së BE në Bruksel, duke dënuar ndryshimin e politikave të BE ndaj refugjatëve dhe mbylljen e kufijve për refugjatët.
Protestuesit ishin veshur me jelekë portokalli në shenjë solidariteti me refugjatët dhe kërkuan nga krerët e BE të rishikojnë politikat e tyre kundër refugjatëve, të cilët shpeshherë në përpjekje për të shpëtuar nga konfliktet marrin rrugën e migrimit drejt Evropës, por në këtë rrugë humbin edhe jetën.
Tags