Rusia kundërshton pretendimet e Amerikës
Rusia ka mohuar pretendimet e Amerikës në lidhje me pengimin e dërgimit të ndihmave humanitare në rajonet e kontrolluara nga terroristët në Alepo.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Vitali Churkin, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB dhe udhëheqës i mandatit aktual të Këshillit të Sigurimit, ka thënë se pretendimet e përfaqësuesit të SHBA në OKB në lidhje me faktin se Rusia pengon dërgimin e ndihmave humanitare në Alepo, janë të pavërteta. Churkin në një konferencë me gazetarë në Nju Jork, ka thënë: Ata të cilët kanë zënë rob popullatën civile në Alepo, janë pikërisht ata që nuk lejojnë dërgimin e ndihmave humanitare në perëndim të këtij qyteti. Ai ka shtuar: Nëse Amerika është kaq e shqetësuar për situatën në lindje të Alepos, pse nuk pranon që ushtarët e saj të qëndrojnë përkrah ushtarëve rusë në autostradën përmes së cilës dërgohen ndihmat humanitare në këtë qytet.