Rusia kritikon deklaratat e Ban Ki Moon rreth Sirisë
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB ka kritikuar deklaratat e sekretarit të përgjithshëm të OKB në lidhje me krizën në Siri.
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Vitali Çurkin, përfaqësuesi i Rusisë në OKB, duke kritikuar deklaratat e Ban Ki Moon në takimin jo zyrtar të OKB në lidhje me krizën në Siri, deklaroi se është çuditur nga deklaratat e Ban Ki Moon. Çurkin shtoi se Ban Ki Moon në këtë takim nuk ka thënë as një fjalë në lidhje me grupet terroriste dhe thuajse stuhia e Haitit ka shkaktuar krizën në Siri. Deklaratat e Ban Ki Moon tregojnë se lufta kundër terrorizmit nuk është qëllim i OKB. Vlen të theksohet se Ban Ki Moon në një takim jozyrtar të kësaj organizate që i ishte dedikuar krizës në Siri nuk ka folur asgjë për praninë disa vjeçare të terroristëve në këtë vend. Ai nuk ishte në gjendje as edhe në mënyrë gojore të dënojë mbështetjen ndaj terroristëve në Siri të cilët përgjatë pesë viteve të kaluara kanë vrarë vazhdimisht civilët sirianë. Sekretari i përgjithshëm i OKB përveçse heshti në mënyrë absolute ndaj politikës së vendeve perëndimore dhe arabe për zhvillimin e grupeve terroriste si një mjet luftarak, nuk ka mbështetur kurrë qeverinë legjitime të Sirisë e cila që pesë vitet e fundit vazhdimisht ka luftuar kundër grupeve terroriste.