Vriten 21 pjesëtarë të PKK në juglindje të Turqisë
(last modified Fri, 21 Oct 2016 14:09:14 GMT )
Tetor 21, 2016 16:09 Europe/Tirane
  • Vriten 21 pjesëtarë të PKK në juglindje të Turqisë

Mediat lokale në Turqi kanë njoftuar për vrasjen e të paktën 21 pjesëtarëve të PKK në përleshjet me forcat e armatosura në këtë vend.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, duke cituar agjencinë e lajmeve Sputnik, janë vrarë 21 pjesëtarë të armatosur të PKK gjatë përleshjeve ne provincën Hakari në juglindje të Turqisë. Sipas këtij raporti, po ashtu gjatë këtyre përleshjeve kanë humbu jetën edhe dy ushtarë turq dhe pesë të tjerë janë plagosur.