Siria përpiqet për të vendosur stabilitetin në Alepo
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32101-siria_përpiqet_për_të_vendosur_stabilitetin_në_alepo
Në një njoftim të ministrisë së jashtme të Sirisë, thuhet se Damasku do të përdorë të gjitha potencialet dhe mundësitë për vendosjen e paqes dhe për dërgimin e ndihmave humanitare në Alepo.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 22, 2016 06:49 Europe/Tirane
  • Siria përpiqet për të vendosur stabilitetin në Alepo

Në një njoftim të ministrisë së jashtme të Sirisë, thuhet se Damasku do të përdorë të gjitha potencialet dhe mundësitë për vendosjen e paqes dhe për dërgimin e ndihmave humanitare në Alepo.

Në deklaratën e ministrisë së jashtme të Sirisë thuhet: Qeveria siriane do të përdorë të gjithë fuqinë e saj për vendosjen e stabilitetit në Alepo dhe ka krijuar rrugët për transferimin e civilëve dhe personave të plagosur. Gjithashtu thuhet se ushtria siriane është tërhequr nga zonat lindore të qytetit me qëllim që terroristët të kenë mundësi të largohen nga qyteti. Ministria e jashtme e Sirisë edhe një herë theksoi zbatimin e ligjit të amnistisë së shpallur nga presidenti Bashar Asad dhe thekson se ky ligj kap të gjithë ata persona që dorëzojnë armët e tyre.