Protesta në Çikago kundër dhunës së policisë amerikane.
Qindra demonstrues kanë protestuar përpara qendrës policore të Çikagos në Shtetet e Bashkuara, me rastin e dyvjetorit të vrasjes së një zezaku nga policia.
Kanali televiziv Russia Today njoftoi se ditën e shtunë qindra qytetarë kanë janë mbledhur për të protestuar para qendrës së policisë së Çikagos me rastin e dyvjetorit të vrasjes së Lakuan MvDonald, i riu afro-amerikan që u vra nga policia amerikane. Policia e Çikagos kishte pretenduar se zezaku tentoi të sulmojë një pjesëtarë të policisë me armë të ftohtë dhe për këtë arsye atë e kishin vra. Mirëpo videot e publikuara nga ky rast, tregojnë plotësisht të kundërtën. Në muajin e kaluar gjithashtu për shkak të vrasjes së dy zezakëve nga policia e këtij qyteti, kishte shpërthyer një falë e gjerë e protestave. Dhuna e policisë amerikane kundër zezakëve është bërë shkak për formimin e lëvizjes me emrin "Edhe jeta e zezakëve ka rëndësi" në Amerikë.