Erdogan: Mosuli i përket Turqisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32191-erdogan_mosuli_i_përket_turqisë
Në një kohë që funksionarët irakianë deklarojnë se për çlirimin e Mosulit nuk kanë nevojë për forcat turke, presidenti i Turqisë deklaroi se nga aspekti historik, Mosuli i përket Turqisë.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Tetor 22, 2016 20:54 Europe/Tirane
  • Erdogan: Mosuli i përket Turqisë

Në një kohë që funksionarët irakianë deklarojnë se për çlirimin e Mosulit nuk kanë nevojë për forcat turke, presidenti i Turqisë deklaroi se nga aspekti historik, Mosuli i përket Turqisë.

Siç njofton agjencia e lajmeve Fars, Rexhep Taip Erdogan, president i Turqisë në kulmin e tensioneve mes Ankarasë dhe Bagdadit, bëri edhe një tjetër deklaratë provokative, duke deklaruar se qyteti Mosul i përket Turqisë. Gjatë ditëve të fundit, retorikat kanë qenë të ashpra nga Bagdadi dhe Ankaraja, në një kohë që qeveria irakianë kërkon largimin e forcave turke nga veriu i Irakut. Sipas analistëve, deklarata e sotme e Erdogan dëshmon qartë për politikën e tij neo-osmane.