OKB dënon vrasjen e 4 palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32200-okb_dënon_vrasjen_e_4_palestinezëve
OKB dënoi vrasjen e 4 palestinezëve që u përpoqën të dalin nga kampi Han Al Shejh në afërsi të Damaskut dhe kërkoi që të ketë më shumë qasje në kampet e refugjatëve palestinezë në Siri.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 22, 2016 20:54 Europe/Tirane
  • OKB dënon vrasjen e 4 palestinezëve

OKB dënoi vrasjen e 4 palestinezëve që u përpoqën të dalin nga kampi Han Al Shejh në afërsi të Damaskut dhe kërkoi që të ketë më shumë qasje në kampet e refugjatëve palestinezë në Siri.

Dy gra palestineze, shoferi i tyre dhe një fëmijë humbën jetën kur një predhë artilerie goditi makinën e tyre. Ndërkohë, UNRËA njoftoi se gjatë kohëve të fundit janë shtuar luftimet përreth kampit Han AL Shejh, ku janë strehuar rreth 800 mijë refugjatë palestinezë. Kjo agjenci kërkoi krijimin e kushteve për dërgimin e ndihmave ushqimore dhe mjekësore për banorët e këtij kampi. Vlen të theksohet se mijëra refugjatë palestinezë në Siri janë vrarë nga sulmet sporadike të grupeve terroriste.