Rusia ankohet nga Britania e Madhe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32233-rusia_ankohet_nga_britania_e_madhe
Rusia thotë se ambasada e saj në Londër është "tkurrur" për shkak të vonesave nga autoritetet britanike në lëshimin e vizave për diplomatët dhe stafin e ambasadës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 22, 2016 20:23 Europe/Tirane
  • Rusia ankohet nga Britania e Madhe

Rusia thotë se ambasada e saj në Londër është "tkurrur" për shkak të vonesave nga autoritetet britanike në lëshimin e vizave për diplomatët dhe stafin e ambasadës.

Në  vazhdën e përkeqësimit gjithnjë e më shumë të marrëdhënieve mes Moskës dhe Londrës, ambasadori rus në Londër, Aleksandër Jakovenko, ka kritikuar ashpër udhëheqësit britanikë mbi deklaratat e tyre të fundit anti-ruse dhe ka akuzuar qeverinë britanike për vonimin e dhënies së vizave për stafin ruse në ambasadën e Londrës. Ai tha se Moska u detyrua të zvogëlojë praninë e saj diplomatike në Londër, për shkak të vonesave të vizave, nganjëherë më shumë se një vit, që do të thotë se "disa njerëz po largohen, pa u zëvendësuar." Jakovenko, ambasador i Rusisë në Britani që nga viti 2011, ka thënë se Britania kërkon "një prani të përshtatshme diplomatike ruse " në këtë vend. Ne mendojmë se kjo gjë bëhet për shkak të Ukrainës dhe Sirisë, tha ai. "Ne po mundohemi të marrim sqarim nëse Britania dëshiron të ketë një prani të mjaftueshme të diplomacisë ruse në Londër, por në realitet ambasada është duke u zvogëluar dhe ky zvogëlim vazhdon edhe më tej, tha Jakovenko.  "Njerëzit nuk mund të zëvendësohen, sepse vizat nuk janë duke u lëshuar", tha ai. "Unë shpresoj se ky problem do të zgjidhet nga qeveria e tanishme." "Këtu në Londër, ne thjesht nuk e kuptojmë strategjinë e këtij vendi për çështjet e vizave", shtoi ai. Çështjes së thellimit të mosmarrëveshjeve mes Britanisë dhe Rusisë i ka ndihmuar edhe kalimi i luftanijeve ruse nëpër brigjet e Britanisë. Flota ruse, me 6 anije, mes tyre edhe aeroplanmbajtësi “Kuznetsov” ka kaluar në ujërat ndërkombëtare pranë brigjeve britanik, në ngushticën e Doverit, për të shkuar drejt Sirisë, ndërsa e gjithë kjo lëvizje është duke u bërë para syve të forcave britanike si dhe anijeve luftarake të NATO-s.  Një ditë më parë, Sekretarja e Mbrojtjes britanike paralajmëroi Moskën: “Kur këto anije vijnë në afërsi të ujërave tanë, do të vëzhgojmë çdo hap të rrugës së tyre. Do t’i vëzhgojmë si vendosmëri e jona për të mbajtur Britaninë të sigurt”. Përfshirja në flotë e aeroplanmbajtëses u dënua edhe nga kryeministrja e Britanisë Theresa May në samitin e BE. “Ne duhet të tregohemi të bashkuar përballë agresionit rus. Mbretëria e Bashkua i ka vendosur në rend dite në samit veprimet e fundit ruse në Siri. Pyotr Klintsevich, zëvendës i parë i Komitetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Senatin rus, tha se flota ruse, është e armatosur dhe e gatshme për misione luftarake. "Ne e kuptojmë që këto anije janë të armatosura dhe se ato nuk shkojnë vetëm për një shëtitje me një shkop në këmbë", tha ai. "Fakti që sot anijet ushtarake, duke përfshirë edhe një anije të klasit të parë, shkojnë përpara - kjo është pjesë e detyrave të trajnimit luftarak",  shtoi ai. Britania thuhet se ka dërguar luftanijet e saj të avancuara, 45 destrojerë shkatërrues të tipit HMS Duncan, së bashku me 23 fregata HMS Richmond, për të ndjekur anijet ruse. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se Marina Mbretërore është duke monitoruar nga afër anijet ruse. NATO tha në një deklaratë se Rusia kishte të drejtë për të vepruar në ujërat ndërkombëtare, por shtoi se aleanca ushtarake perëndimore do të "monitorojë anijet ruse kur ato kalojnë nga Mesdheu". Ekspertët ushtarakë rusë kanë denoncuar Marinën Mbretërore si "të dobët" dhe kanë deklaruar se Britania është "e frikësuar" nga luftanijet bërthamore ruse të po kalojnë vetëm një milje (1.6 km) në territorin e Anglisë.