Rusia kritikon vendet mbështetëse të terrorizmit në Siri
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka kritikuar mbështetësit perëndimorë dhe arabë të terroristëve në Siri.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë të dielën me anë të një deklarate, ka kritikuar aleancën e krijuar nga disa vende arabe të Gjirit Persik dhe disa vendeve evropiane kundër Sirisë, sidomos Anglisë, Francës dhe Belgjikës të cilat nuk po dënojnë veprimet e terroristëve në Siri. Në këtë deklaratë thuhet se disa vende perëndimore po bëjnë përpjekje të arsyetojnë veprimet e terroristëve në Siri dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Alepo. Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë gjithashtu ka deklaruar se këto vende gjithashtu po anashkalojnë edhe respektimin e armëpushimit dhe qasjen e civilëve sirianë në ndihmat humanitare që është krijuar nga Rusia dhe Siria. Vlen të theksohet se grupet terroriste në Alepo të Sirisë të shtunën në mbrëmje kanë prishur armëpushimin dhe kanë filluar sulmet e tyre me predha në zonat e ndryshme të këtij qyteti. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe përfaqësuesi i Rusisë në selinë evropiane të OKB në Gjenevë i cili ka deklaruar se Anglia dhe aleatet e saj po bëjnë përpjekje për ta penguar shtypjen e terroristëve në Siri.