Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32371-britania_dërgon_trupa_shtesë_në_kosovë
Trupa nga Britania e Madhe, do të dërgohen në mbështetje të NATO-s në Kosovë, ka thënë Sekretari britanik i Mbrojtjes.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 23, 2016 13:00 Europe/Tirane
  • Britania dërgon trupa shtesë në Kosovë

Trupa nga Britania e Madhe, do të dërgohen në mbështetje të NATO-s në Kosovë, ka thënë Sekretari britanik i Mbrojtjes.

Sir Michael Fallon ka thënë se rreth 30 ushtarë do të udhëtojnë vitin e ardhshëm për t’iu bashkangjitur Forcave të NATO-s në Kosovë (KFOR), për një periudhë njëvjeçare, transmeton Klan Kosova.

Ai ka pohuar se sfida të mëdha të sigurisë dhe stabilitetit ende qëndrojnë në Ballkanin Perëndimor.

Trupat britanike do ta kenë bazën në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, dhe do të funksionojnë në mbështetje të KFOR-it në disa operacione.