Peskov: Kërkesa për largimin e Bashar Asad, është pamaturi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32452-peskov_kërkesa_për_largimin_e_bashar_asad_është_pamaturi
Dimitri Peskov, zëdhënësi i presidentit të Rusisë, të dielën deklaroi se kërkesa e grupeve kryengritëse të armatosura që po veprojnë aktualisht në Siri dhe e mbështetësve të tyre perëndimorë dhe arabë për largimin e Bashar Asad nga pushteti, është një kërkesë e pamatur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 24, 2016 05:12 Europe/Tirane
  • Peskov: Kërkesa për largimin e Bashar Asad, është pamaturi

Dimitri Peskov, zëdhënësi i presidentit të Rusisë, të dielën deklaroi se kërkesa e grupeve kryengritëse të armatosura që po veprojnë aktualisht në Siri dhe e mbështetësve të tyre perëndimorë dhe arabë për largimin e Bashar Asad nga pushteti, është një kërkesë e pamatur.

Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi se Dimitri Peskov theksoi se Bashar Asad, presidenti i Sirisë, duhet të qëndrojë akoma në pushtet për të parandaluar rënien e këtij vendi në duar të grupeve terroriste. Zëdhënësi i presidentit të Rusisë në vazhdim tha: "Ekzistojnë vetëm dy rrugëzgjidhje, ose të qëndrojë Asad në pushtet ose grupi terrorist Fronti Nusra të marrë pushtetin në Siri. Prandaj Bashar Asad duhet të qëndrojë në pushtet derisa rrugëzgjidhja politike të jap rezultat për krizën në këtë vend.