Ëndrrat dhe ndërhyrjet e Erdogan në Mosul
(last modified Mon, 24 Oct 2016 06:56:28 GMT )
Tetor 24, 2016 08:56 Europe/Tirane
  • Ëndrrat dhe ndërhyrjet e Erdogan në Mosul

Në vazhdën e mosmarrëveshjeve mes autoriteteve irakiane dhe atyre turke, funksionarët irakianë kanë deklaruar se Iraku për çlirimin e qytetit Mosul dhe të qyteteve të tjera nga zgjedha e terroristëve të ISIS, nuk ka nevojë për forcat e Ankarasë. Duke reaguar ndaj këtyre deklaratave, presidenti turk deklaroi se nga aspekti historik Mosuli i përket Turqisë.

Në një fjalim të mbajtur në një tubim me banorët e qytetit Bursa, presidenti turk kritikoi qëndrimet e disa vendeve të rajonit dhe të disa vendeve perëndimore lidhur me praninë e forcave turke në afërsi të Mosulit dhe tha se në kohën kur Turqia ka folur për vende si Iraku, Siria, Bosnja dhe Krimeja të gjithë e kanë vështruar Ankaranë sikur të jetë krijesë jashtëtokësore, në një kohë kur nga Antepi e deri në Alepo dhe nga Rizeja deri në portin Batumi dhe nga Bosnja e deri në Oskop të gjithë kanë pasur një territor unik dhe të pandarë nga njëri-tjetri. Presidenti i Turqisë shtoi se aktualisht këto qytete për nga aspekti gjeografik ndodhen në vende të ndryshme mirëpo ato vazhdojnë të jenë në vijën kufitare të mëparshme të popullit turk.  Në të gjithë këto vende vihen re shenja të baballarë tanë dhe Iraku në mesin e tyre është derdhur gjaku i baballarëve tanë. Të parët e popullit turk sot janë varrosur në 30 vende të botës dhe Turqia nuk mund të qëndrojë e heshtur në këtë çështje, tha në fjalën e tij presidenti Rexhep Taip Erdogan. Sot ka kaluar një javë nga nisja e operacionit të forcave irakiane për pastrimin e  qytetit Mosul nga prania e terroristëve dhe deri tani forcat irakiane kanë bërë përpjekje të shumta për dëbimin e terroristëve. Operacioni për çlirimin e Mosulit vazhdon në kohën kur tensionet mes Bagdadit dhe Ankarasë lidhur me praninë e forcave turke dhe pjesëmarrjen e këtyre forcave në operacionin në fjalë, janë shtuar tejmase. Disa prej funksionarëve irakianë, deklaratën e Rexhep Taip Erdogan se Mosuli i përket Turqisë, e kanë quajtur tregues të politikave neo-osmane të presidentit të Turqisë. Edhe pse tensionet mes Irakut dhe Turqisë janë shtuar, Amerika me qëndrimet e saj të reja është bërë shkak për përshkallëzimin e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. Sipas ekspertëve këtë e ka treguar edhe vizita e fundit e Ashton Karter në Ankara. Në takimin e ditës së premte dhe në konferencën e përbashkët shtypi me funksionarët e Turqisë, kreu i Pentagonit kërkoi që forcat turke të marrin pjesë në operacionin për çlirimin e Mosulit. Për këtë arsye shumë ekspertë janë të mendimit se Amerika po ndjek një politikë që çon në shtimin e mosmarrëveshjeve mes Turqisë dhe Irakut. Sipas tyre Amerika me anë të politikave përçarëse mes vendeve të rajonit, kërkon të garantojë interesat e saj hegjemoniste në Lindjen e Mesme. Më herët Amerika ka mbështetur mosmarrëveshje në Siri dhe terroristët e ISIS në Irak. Tani ajo po mbështet përshkallëzimin e  mosmarrëveshjeve mes Turqisë dhe Irakut.

 


 

Tags