Steinmeier nuk mbështet Merkelin përsa i përket Rusisë
Sanksionet mund të mbyllin dritaren e mundësive për bisedime që janë aq të nevojshme, tha Frank-Walter Steinmeier, ministër i jashtëm i Gjermanisë.
Ai përkundër kancelares gjermane, ka thënë se është kundër vazhdimit të sanksioneve të BE ndaj Rusisë, sepse sipas tij, këto sanksione mund të ndikojnë negativisht në bisedimet për zgjidhjen e krizës në Siri. "Kam frikën se përdorimi i sanksioneve nuk mund të ndikojë në zgjidhjen e çështjes, sepse një praktikë e tillë deri më tani nuk ka ndihmuar në parandalimin e një katastrofe humanitare në Siri, tha ai në një intervistë me kanalin televiziv gjerman ARD". "Unë jam i mendimit se sanksionet vetëm sa do ta mbyllnin dritaren e mundësive për bisedime të cilat aktualisht janë shumë të nevojshme", shtoi Steinmeier.