Moska do t’u përgjigjet sanksioneve të Uashingtonit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32551-moska_do_t’u_përgjigjet_sanksioneve_të_uashingtonit
Zv/ministri i Jashtëm rus deklaroi se Moska është e përgatitur për të reaguar ndaj sanksioneve eventuale të Uashingtonit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 24, 2016 19:07 Europe/Tirane
  • Moska do t’u përgjigjet sanksioneve të Uashingtonit

Zv/ministri i Jashtëm rus deklaroi se Moska është e përgatitur për të reaguar ndaj sanksioneve eventuale të Uashingtonit.

Sergej Riabkov, duke folur para Këshillit të Federatës Ruse, paralajmëroi se nëse Uashingtoni vendos sanksione të reja kundër Rusisë, ky veprim nuk do të mbetet pa përgjigje dhe Moska ka parashikuar masat që do të marrë kundër SHBA. Riabkov shtoi:” Uashingtoni vazhdimisht kërcënon për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës dhe kjo dëshmon se SHBA nuk dëshirojnë marrëdhënie miqësore dhe konstruktive me Rusinë. Krizat në Ukrainë dhe në Siri kanë shkaktuar tensione të vazhdueshme në marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë dhe deri tani Uashingtoni si dhe vendet e BE kanë vendosur sanksione të ndryshme ekonomike dhe tregtare ndaj Rusisë.