35 diplomat turq kërkon azil në Gjermani
Rreth 35 diplomatë nga Turqia kanë kërkuar azil në Gjermani për shkak të frikës së lidhjes së tyre me lëvizjen e Fatullah Gylen një prej kundërshtarëve të qeverisë së Ankarasë.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Turqisë sipas të cilit këta 35persona që kanë pasaporta diplomatike kanë bërë kërkesë për azil në Gjermani. Juhans Dimaros, nuk ka dhënë më shumë informacione mbi identitetin, pozitën, vendin dhe gjendjen e këtyre diplomatëve. Sipas tij numri i personave që mund të kërkuar azil në gjermani mund të jetë edhe më i madh sidomos i atyre që kanë pasur lidhje me këta diplomate. Vlen të theksohet se ministria e jashtme e Turqisë ka kërkuar kthimin e qindra diplomatëve për shkak se akuzohen për implikim në grushtin e dështuar të shtetit.