Vazhdon vala e arrestimeve në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32776-vazhdon_vala_e_arrestimeve_në_turqi
Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se 59 drejtues të policisë në qytetet Dijarbakir, Izmir, Adana dhe Antalia janë shkarkuar nga detyra, ndërsa të paktën 81 policë janë arrestuar nën akuzën e përfshirjes në grusht shtetin e 15 korrikut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 26, 2016 18:25 Europe/Tirane
  • Vazhdon vala e arrestimeve në Turqi

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se 59 drejtues të policisë në qytetet Dijarbakir, Izmir, Adana dhe Antalia janë shkarkuar nga detyra, ndërsa të paktën 81 policë janë arrestuar nën akuzën e përfshirjes në grusht shtetin e 15 korrikut.

Policët e arrestuar akuzohen për anëtarësim në organizatë terroriste, pasi dyshohen se kanë lidhje me klerikun opozitar Fethullah Gylen. Deri tani mbi 23 mijë policë janë shkarkuar nga detyra, ndërsa numri i personave të arrestuar pas grushtit të shtetit në Turqi e ka kaluar shifrën 100 mijë. Sot, policia turke ka nisur një program për punësimin e 20 mijë policëve të rinj.