Amerika kundërshton aprovimin e rezolutës kundër armëve atomike në OKB
Amerika u ka kërkuar aleatëve të saj në NATO që të pengojnë miratimin e projekt-rezolutës për ndalimin e armëve atomike në AP të OKB.
Me anë të kësaj kërkese, Amerika aleatëve të saj në NATO u ka kërkuar të mos përfillin negociatat lidhur me projekt-rezolutën e ndalimit të armëve atomike në vitin 2017. Amerika të gjithë anëtarëve të NATO-s u ka kërkuar që të mos japin votën abstenim dhe të mos aprovojnë projektrezolutën në fjalë, për shkak se sipas autoriteteve amerikane kjo rezolutë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në kapacitetin dhe fuqinë preventuese të Amerikës. Rezoluta për ndalimin e armëve atomike është prezantuar nga grupi i vendeve të paangazhuara në fillim të tetorit 2016. Deri tani më shumë se 50 vende e kanë mbështetur këtë projekt-rezolutë.