Flota detare ruse nuk merr pjesë në sulmin ndaj Alepos
Ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se flota detare ruse nuk do të merr pjesë në operacionet në Alepo.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve Ria Novosti, disa shtete anëtare të NATO-s kanë shprehur shqetësimin nëse flota ruse do të përdoret për të sulmuar Alepon. Sipas zyrtarëve të NATO-s, flota ruse u drejtua për në Siri nga veriu i vendit, duke përfshirë aeroplanmbajtësen Kuznetsov, një kryqëzor me shtytje bërthamore, dy anije dhe një nëndetëse. Më herët, Ministria ruse e mbrojtjes ka deklaruar se anija që transporton avionë "Pioteri Veliki" dhe shkatërruesja "Admiral Vajs Kolakov" do të jenë të shoqëruar edhe nga nëndetëse. Kjo sipas kësaj ministrie ka për qëllim mbrojtjen e anijeve detare si dhe për t'u përgjigjur ndaj ndonjë sulmi nga piratët dhe terrorizmi ndërkombëtar.