Mashtrimet e autoriteteve amerikane rreth luftës në Siri
(last modified Thu, 27 Oct 2016 13:50:42 GMT )
Tetor 27, 2016 15:50 Europe/Tirane
  • Mashtrimet e autoriteteve amerikane rreth luftës në Siri

Një analist politikë në Amerikë ka bërë të ditur mashtrimet e autoriteteve e inteligjencës së këtij vendi në lidhje me luftën në Siri.

Gordon Duf, kryeredaktor i faqes analitike në Internet "Weterns Today" në një intervistë me kanalin Press Tv tha se Xhejms Klaper, drejtori i Inteligjencës Kombëtare të Amerikës, po jep të dhëna të pavërteta në lidhje me krizën në Siri. Ky analist amerikan në vazhdim shtoi se veprimet e Amerikës janë bërë shkak për shtimin e tensioneve në Siri. Plani i Hillari Klinton, kandidate e demokratëve për zgjedhjet presidenciale në Amerikë, për krijimin e një zone për ndalim fluturimi në Siri, do të ndihmojë vetëm grupet terroriste. Vlen të theksohet se Hillari Klinton më parë ka kërkuar krijimin e një zone për ndalim fluturimi në Siri dhe krijimin e "Zonave të Sigurta" në territorin e Sirisë. Ndërkohë që Damasku dhe Moska po kryejnë sulme ajrore kundër grupeve terroriste të cilat po veprojnë në Siri, mirëpo Amerika aleatet e saj po bëjnë përpjekje të. krijojnë zonë për ndalim fluturimi në territorin e Sirisë për të realizuar qëllimet e tyre.

Tags