Bie ndjeshëm numri i kafshëve të egra në botë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32983-bie_ndjeshëm_numri_i_kafshëve_të_egra_në_botë
Numri i kafshëve të egra në botë ka rënë për 58 përqind qysh në vitin 1970.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Tetor 28, 2016 07:35 Europe/Tirane
  • Bie ndjeshëm numri i kafshëve të egra në botë

Numri i kafshëve të egra në botë ka rënë për 58 përqind qysh në vitin 1970.

Studimi i kryer nga Fondi Global i Kafshëve të Egra dhe Shoqëria Zoologjike e Londrës thotë se nëse trendi vazhdon, rënia mund të arrijë dy të tretat në vitin 2020.

Sipas studimit, kafshët që jetojnë në liqene dhe lumenj kanë pësuar më së shumti humbje.

Aktivitetet njerëzore, tregtia me kafshë të egra, ndotja dhe klima kanë ndikuar në zhdukje.

"Bota e egër është duke u zhdukur në një shkallë të paparë", tha Marco Lambertini, drejtor i Fondit Global të Kafshëve të Egra.