Rusia nuk i beson raportit të OKB
https://parstoday.ir/sq/news/world-i32995-rusia_nuk_i_beson_raportit_të_okb
Rusia e konsideron kontradiktor rezultatin e hetimeve të OKB për sulmet kimike në Siri.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Tetor 28, 2016 04:30 Europe/Tirane
  • Rusia nuk i beson raportit të OKB

Rusia e konsideron kontradiktor rezultatin e hetimeve të OKB për sulmet kimike në Siri.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, Vitaly Churkin, përfaqësues i përhershëm i Rusisë në OKB, të enjten ka deklaruar: Rusia e konsideron jobindës rezultatin e hetimeve të OKB për sulmet kimike në Sirisë, ku akuzohet qeveria siriane për kryerjen e sulmeve të tilla. Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB ka mohuar kërkesën e Francës dhe Anglisë për të ndëshkuar qeverinë siriane dhe ka shtuar: Rezultati i raportit nuk është i saktë dhe në përputhje me ligjin dhe nuk mund të përdoret për nxjerrjen e një vendimi gjyqësor. Hetues të OKB në raportin e tyre më të fundit, kanë akuzuar qeverinë siriane se në vitet 2014 dhe 2015 kanë përdorur armë kimike. Përfaqësues të 15 vendeve anëtare të KS të OKB, të enjten në një takim me dyer të mbyllura, kanë diskutuar raportin kontradiktor të OKB në lidhje me përdorimin e armëve kimike në Siri.