Steinmeier kundër kancelares Merkel
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33124-steinmeier_kundër_kancelares_merkel
Me gjithë veprimtarinë e Angela Merkel në çështjen e emigrantëve gjë e cila ka shkaktuar mjaft polemika, por megjithatë kancelarja e Gjermanisë ka akoma shanse për të qëndruar në krye të këtij vendi. Kreu i partia Liria në Austri duke kritikuar ashpër politikat e emigracionit të kancelares Merkel atë e cilësoi politikanen më të rrezikshme në BE.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 29, 2016 11:02 Europe/Tirane
  • Steinmeier kundër kancelares Merkel

Me gjithë veprimtarinë e Angela Merkel në çështjen e emigrantëve gjë e cila ka shkaktuar mjaft polemika, por megjithatë kancelarja e Gjermanisë ka akoma shanse për të qëndruar në krye të këtij vendi. Kreu i partia Liria në Austri duke kritikuar ashpër politikat e emigracionit të kancelares Merkel atë e cilësoi politikanen më të rrezikshme në BE.

Hains Kristin Ashtrake në një tubim të tij ka kritikuar ashpër kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ka thënë se politikat e emigracionit të Merkel janë kriminale dhe pa asnjë kontroll gjë e cila vë në rrezik të gjë Evropën. Ai tha se Merkel me politikat e saj të pritjes u ka hapur rrugën të gjithë islamistëve, emigrantëve të varfër dhe atyre aventurierë të cilët për nga pikëpamja nuk përputhen me Evropën. Kjo valë emigrantësh ka tronditur themelet e shoqërisë evropiane. Për këtë ekziston mundësia e një katastrofe dhe e konflikteve të brendshme. Mirëpo në Gjermani situata është kthyer në anë të kancelares. Në Gjermani konsensusi për kancelaren Angela Merkel i është kthyer rritjes, pas një rënieje të vazhdueshme të verifikuar muajt e fundit, edhe për shkak të perceptimit të menaxhimit të krizës së refugjatëve. Sipas një sondazhi të realizuar nga instituti Forsa për të përjavshmen “Stern” dhe televizionin RTL, kancelarja gëzon dyfishin e konsensusit që ka partia e saj.  Nëse merren në konsideratë të gjithë qytetarët me të drejtë vote, ka deklaruar drejtori i institutit Forsa Manfred Guellner, “Merkel siguron 46 për qind të konsensusit, ndërsa partitë që e mbështesin - CDU dhe CSU - 23 për qind. Popullariteti i kancelares pësoi një rënie drastike më herët gjatë vitit për shkak të qëndrimit të saj për pranimin e një pjese të emigrantëve, nga i cili nuk u tërhoq për asnjë çast. Mirëpo kundër kancelares së Gjermanisë përveç faktorëve të jashtëm kanë dalë edhe njerëzit më të afërt të saj si ministri i jashtëm. Sanksionet mund të mbyllin dritaren e mundësive për bisedime që janë aq të nevojshme, tha Frank-Walter Steinmeier, ministër i jashtëm i Gjermanisë. Ai përkundër kancelares gjermane, ka thënë se është kundër vazhdimit të sanksioneve të BE ndaj Rusisë, sepse sipas tij, këto sanksione mund të ndikojnë negativisht në bisedimet për zgjidhjen e krizës në Siri. Kam frikën se përdorimi  i sanksioneve nuk mund të ndikojë në zgjidhjen e çështjes, sepse një praktikë e tillë deri më tani nuk ka ndihmuar në parandalimin e një katastrofe humanitare në Siri, tha ai në një intervistë me kanalin televiziv gjerman ARD. Unë jam i mendimit se sanksionet vetëm sa do ta mbyllnin dritaren e mundësive për bisedime të cilat aktualisht janë shumë të nevojshme, shtoi Steinmeier.