Mijëra evropianë të rreshtuar në radhët e ISIS
Përfaqësues të partisë laburiste në Angli kanë njoftuar se mijëra qytetarë të Evropës i janë bashkuar grupit terrorist ISIS.
Liam Byrne, përfaqësues i partisë laburiste në Angli, duke folur në lidhje me veprimet e terroristëve të ISIS, ka thënë se 4 mijë terroristë nga Evropa Perëndimore i janë bashkuar përmes rrjeteve sociale grupit terrorist ISIS. Byrne ka thënë se aparatet perëndimore të sigurimit po përballen me sfida të mëdha përballë terroristëve të ISIS. Ky politikan anglez po ashtu duke folur në lidhje me veprimet islamofobike në këtë vend, ka thënë se rezultati i një sondazhi që u zhvillua me myslimanët e Birminghamit, tregon se 87 % e myslimanëve në këtë rajon, kanë përjetuar ndjenjën e kërcënimit nga islamofobia. Qendra gjermane e studimeve “Farrell”, më herët ka njoftuar se 21 mijë e 500 terroristë janë me shtetësi evropiane dhe amerikane.