Demokratët ngrejnë padi kundër Donald Trump në katër shtete
(last modified Tue, 01 Nov 2016 06:32:31 GMT )
Nëntor 01, 2016 07:32 Europe/Tirane
  • Demokratët ngrejnë padi kundër Donald Trump në katër shtete

Demokratët në katër shtete të Amerikës kanë paraqitur një aktpadi kundër Donald Trump, kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale në Amerikë për shkak frikësimit dhe kërcënimit të votuesve.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se funksionarët e Partisë Demokrate në Amerikë të hënën e kanë vendosur nën hetim Donald Trumb, kandidatin republikan për zgjedhjet presidenciale, për shkak të frikësimi dhe kërcënimit të votuesve në katër shtetet e Amerikës dhe kanë deklaruar se Donald Trump dhe republikanët e tjerë synojnë të keqtrajtojnë votuesit e minoriteteve në zgjedhjet e tetë nëntorit 2016. Demokratët paditë e tyre i kanë përgatitur dhe dorëzuar në gjykatat federale në Pensilvani, Nevada, Arizona dhe Ohaio dhe kanë pretenduar se Donald Trump ka kërkuar nga simpatizuesit e tij partiak që të përdorin metoda jo ligjore si frikësimin dhe kërcënimin për të parandaluar pjesëmarrjen e votuesve të minoritete në zgjedhjet presidenciale. Ndërkohë shtabi zgjedhor i Donald Trump nuk i është përgjigjur akoma kërkesës për tu deklaruar në lidhje me këtë çështje.

Tags