Zgjohet Kina, kërcënon me bombardues!
Kina ka filluar të shfaqë forcën e saj, duke lënë të kuptohet se synimi i këtij vendi është konkurrenca ndaj dy superfuqive botërore, Amerikës dhe Rusisë, në fushën e teknologjisë ushtarake.
Ajo sot ka shfaqur avionët bombardues J-20, për herë të parë në publik në provincën Guangdong. Brenda një dekade Kina pritet të shndërrohet në vendin me tërheqës për industrinë e aviacionit, si civil ashtu edhe ushtarak. Sa i përket këtij të fundit, Presidenti Xi Jinping është angazhuar të forcojë dhe modernizojë ushtrinë, sidomos në jug-lindje të vendit, aty ku ka konteste me pjesën më të madhe të vendeve fqinjë për ujërat në Detin e Kinës. Avionët janë të pajisur me teknologjinë e fjalës së fundit dhe të pakapshëm nga radarët, çka ka bërë që shumë ekspertë të aviacionit ushtarak ta cilësojnë atë një kopje të modelit amerikan F-22 Raptor, prodhuar nga LockHeed Martin. Ministria e Mbrojtjes e Kinës paralajmëroi SHBA-të kundër dislokimit të sistemit raketor TAD në Korenë e Jugut dhe deklaroi se Kina do të marrë masat e nevojshme për ruajtjen e ekuilibrit të forcave në rajon. Yang Yu Xhun, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës ka kritikuar vendimin e Uashingtonit dhe Seulit për dislokimin e sistemit të avancuar raketor TAD në territorin e Koresë së Jugut dhe shtoi se Pekini nuk do të lejojë prishjen e ekuilibrit të forcave në Gadishullin Korean dhe në rajonin e Azisë juglindore. Ai shtoi se manovrat e përbashkëta të SHBA dhe Koresë së Jugut në rajon nuk i ndihmojnë paqes dhe stabilitetit rajonale dhe vetëm nxisin reagime të ashpra nga Koreja e Veriut që është afirmuar si një fuqi bërthamore. Kina kohë më parë e kishte lansuar lansuar satelitin e parë të komunikimit të kuantik, një teknologji që besohet të ofrojë siguri absolute në komunikim. Sateliti eksperimental Micius është lansuar sot nga qendra e hapësirës në rajonin autonom kinez, ‘Mongolia e brendshme’ që gjendet në pjesën veriore të Kinës, në kufi me Mongolinë. Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe vende të tjera janë në përpjekje për të zhvilluar teknologji të njejtë, që përdor fotone për të dërguar të dhëna të cilat deshifrojnë transmetimet satelitore. Të dhënat më pas transmetohen në breshëri të grimcave subatomike dhe çdo përpjekje nga dikush i jashtëm për të kapur këto të dhëna bën që të dhënat të shpërbëhen. Megjithatë, që teknologjia në fjalë të funksionojë duhet koordinim me precizitet perfekt me qendrën pranuese të të dhënave në tokë. “Kjo i bie sikur e hedh një qindarkë nga një aeroplan prej 100 mijë metrave lartësi mbi detare dhe dëshiron që ajo të bie në tokë duke u futur direkt në një arkë kursimi në formë derrkuci”, theksoi shefi i projektit, Ëang Jianyu. Kina shpreson që të ketë funksional një “rrjet global” të satelitëve të komunikimit kuantik deri në vitin 2030. Vlen të thekoshet se vendi komunist ëshët vënë në listën e sanskioneve ushtarake të SHBA, sanksione të cilat janë kundërshtuar ashpër nga autoritetet shtetërore kineze. Ministria e Mbrojtjes e Kinës vazhdimisht ka këkruar që të gjitha sanksionet ushtarake të vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me periudhën e Luftës së Ftohtë, duhet hequr. Kjo ministri ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende përgjegjës për vendosjen e sanksioneve të njëanshme të disa vendeve dhe është shprehur e bindur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të braktisin politikën e Luftës së Ftohtë. Presidenti amerikan, Barak Obama, gjatë vizitës së tij në Vietnam, një nga vendet që ka qenë armik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka heq sanksionet për importin e armëve. SHBA në vitin 1989 i ka imponuar sanksione ushtarake Kinës, ku më pas edhe Bashkimi Evropian ka vendosur ngjashëm sanksione ndaj këtij vendi.