Shpërthim në një minierë qymyrguri në Kinë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33634-shpërthim_në_një_minierë_qymyrguri_në_kinë
Nga një shpërthim në një minierë qymyrguri në jugperëndim të Kinës, 13 minatorë kanë humbur jetën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 01, 2016 15:36 Europe/Tirane
  • Shpërthim në një minierë qymyrguri në Kinë

Nga një shpërthim në një minierë qymyrguri në jugperëndim të Kinës, 13 minatorë kanë humbur jetën.

Burimet informative njoftoi se shpërthimi ka ndodhur në minierën e qymyrgurit në qytetin Cung Cing, duke lënë të vrarë 13 minatorë. Në momentin e shpërthimit, brenda minierës gjendeshin 40 minatorë. Mbi gjendjen e minatorëve të tjerë nuk ka asnjë informacion. Pas shpërthimi në këtë minierë të Kinës, është parashtruar kërkesa për ndërprerjen e punimeve dhe marrjen e masave parandaluese për mos përsëritjen e të tilla aksidenteve. Kina është vendi më i madh prodhues i qymyrgurit në botë, mirëpo për shkak të mungesës së standardeve të sigurisë, për çdo vit në këtë vend ndodhin ngjarje dhe aksidente që marrin jetën e minatorëve.