Ban Ki Moon mirëpret masat e Organizatës Ndërkombëtare të Lundrimit
(last modified Wed, 02 Nov 2016 10:11:04 GMT )
Nëntor 02, 2016 11:11 Europe/Tirane
  • Ban Ki Moon mirëpret masat e Organizatës Ndërkombëtare të Lundrimit

Sekretari i përgjithshëm i OKB ka mirëpritur masat e ndërmarra nga Organizata Ndërkombëtare e Lundrimit për uljen e gazrave të efektit serë.

Ban Ki Moon pasi mirëpriti vendimin e Organizatës ndërkombëtare të lundrimit, u kërkoi të gjitha vendeve anëtare të zbatojnë masat e parashikuara nga kjo organizatë për uljen e gazrave të efektit serë. Ban Ki Moon gjithashtu kërkoi zbatimin e objektivave për të cilat u ra dakord në takimin e  Parisit për tu përballur me ngrohjen globale, masa të cilat do të vihen në zbatim që prej 4 nëntorit 2016. Disa prej masave të Organizatës ndërkombëtare të lundrimit është ulja e nivelit të lëshimit të squfurit, krijimi i një sistemi obligues informativ mbi nivelin e konsumit të karburantit, forcimi i ligjeve dhe normave në përdorimin e energjisë, projektimi i rrugëve për vitin 2023. Sipas takimit të Parisit, nëse nuk merren masa për parandalimin e lëshimit të gazrave të efektit serë, temperatura globale do të rritet deri në fund të këtij shekulli me 4-5 gradë më shumë.

Tags