Përkrahësit e Trump kërcënojnë me trazira në Amerikë
Përkrahësit e kandidatit republikan Donald Trump kërcënuan se do të shkaktojnë trazira në SHBA nëse Trump humbet në zgjedhjet presidenciale.
Siç njofton gazeta Indipendent, një grup paramilitarësh në shtetin Georgia deklaroi se do të krijojë trazira civile nëse Hillary Clinton fiton ndaj kandidatit republikan. Chris Hill, zëdhënësi i grupit paramilitar i quajtur “Forcat e sigurisë 3%”, tha se ky grup nuk do të qëndrojë duarkryq në rast të fitores së Clinton. Nga ana tjetër, një sondazh i ri i publikuar nga New York Times të enjten ka treguar një epërsi të kandidates demokrate Hillary Clinton, ndaj atij republikan Donald Trump. Sipas sondazhit, Clinton ka fituar 45 për qind të votave, ndërsa rivali i saj 42 për qind. Ka disa muaj që për betejën e Shtëpisë së Bardhë në ShBA është zhvilluar një fushatë sarkastike dhe e trazuar, duke krijuar një ndarje të thellë në mes dy kandidatëve. Zgjedhjet në ShBA do të mbahen më 8 nëntor.