Tunizia kritikon përhapjen e terrorizmit nga Arabia Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33931-tunizia_kritikon_përhapjen_e_terrorizmit_nga_arabia_saudite
Ministri i çështjeve fetare të Tunizisë deklaroi se Arabia Saudite është faktori kryesor për përhapjen e ekstremizmit dhe terrorizmit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 04, 2016 11:21 Europe/Tirane
  • Tunizia kritikon përhapjen e terrorizmit nga Arabia Saudite

Ministri i çështjeve fetare të Tunizisë deklaroi se Arabia Saudite është faktori kryesor për përhapjen e ekstremizmit dhe terrorizmit.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Abdulxhalil Salem, ministri i çështjeve fetare të Tunizisë, të enjten në takimin e komisionit për të drejta dhe liritë dhe të marrëdhënieve të jashtme në Parlamentin e Tunizisë, deklaroi se shkolla e Arabisë Saudite po prodhon vetëm mendim ekstremist dhe terrorizëm. Salem kërkoi nga autoritetet e Arabisë Saudite të korrigjojnë politikat e tyre që po prodhojnë vetëm ekstremizëm dhe terrorizëm. Takfirizmi nuk është krijuar nga asnjë shkollë tjetër islame, përveç nga vehabizmi dhe nga aspekti historik, terrorizmi është produkt i shkollave saudite,- theksoi ndër të tjera ministri i çështjeve fetare të Tunizisë.