Policia italiane mohon akuzat për abuzim ndaj refugjatëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i33943-policia_italiane_mohon_akuzat_për_abuzim_ndaj_refugjatëve
Policia e Italisë ka hedhur poshtë një raport të Amnesty International se forcat italiane kanë përdorur dhunë dhe ndaj refugjatëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 04, 2016 12:36 Europe/Tirane
  • Policia italiane mohon akuzat për abuzim ndaj refugjatëve

Policia e Italisë ka hedhur poshtë një raport të Amnesty International se forcat italiane kanë përdorur dhunë dhe ndaj refugjatëve.

"Unë kategorikisht mohojë të jenë përdorur  metoda të dhunshme ndaj emigrantëve", tha shefi i policisë italiane Franco Gabrielli në një deklaratë të bërë ditën e enjte. AI të mërkurën ka bërë të ditur se policia italiane ka rrahur, torturuar dhe ka goditur me mjete elektrike azilkërkuesit në këtë vend. Ky institucion ndërkombëtar ka thënë se presionet e BE ndaj Italisë për të vështirësuar kushtet për azilkërkuesit, janë bërë shkak që disa prej tyre në mënyrë të paligjshme të dëbohen ose t’i nënshtrohen keqtrajtimeve. Ministria e Brendshme e Italisë njoftoi se 153 mijë e 450 refugjatë kanë mbërritur në Itali që nga fillimi i vitit 2016, ku në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2015 (139 mijë 712 persona) ky numër është rritur 10%.