Arrestimi i terroristëve në Marok
Dhjetëra persona të dyshuar si të rrezikshëm të lidhur me ISIS janë arrestuar në Marok që nga fillimi i këtij viti.
Sipas agjencisë së lajmeve Shinhua, burime mediatike sot kanë bërë të ditur se që nga fillimi i këtij viti e deri më tani në Marok janë arrestuar 210 të dyshuar për lidhje me grupin terrorist ISIS, ku gjatë arrestimit atyre u është gjetur sasi e madhe municioni dhe armatimi. Ministria e brendshme e Marokut më parë përmes një deklarate ka theksuar se të gjithë të dyshuarit janë arrestuar për dyshime për lidhje me ISIS. Një nga planet e ISIS ka qenë kontrabandimi i armëve kimike nga kufiri i Libisë. Sipas këtij burimi, ISIS kishte për qëllim kryerjen e sulmeve kimike në katër qytete të Marokut.