Vazhdon bashkëpunimi mes BE dhe Britanisë
Nëntor 04, 2016 17:43 Europe/Tirane
Ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Britanisë kanë theksuar për vazhdimin e bashkëpunimit mes BE dhe Britanisë në fusha të ndryshme.
Frank Valter Shtajmajer, ministër i jashtëm i Gjermanisë, sot në një konferencë të përbashkët për media në Berlin me Boriz Xhonson, ministër i jashtëm i Britanisë, ka thënë se zgjatja e procesit të dajës së Britanisë nga BE do të jetë në dëm të të dyja vendeve. Sipas ministrit të jashtëm gjerman, vendimi i gjykatës supreme angleze nuk duhet të ndikojë në zgjatjen e procesit të daljes së Britanisë nga BE. Ministri i jashtëm i Britanisë në këtë takim ka thënë se vendimi i gjykatës supreme angleze do të apelohet nga qeveria britanike.
Tags