Kremlini, objektiv i sulmeve kibernetike amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/world-i34057-kremlini_objektiv_i_sulmeve_kibernetike_amerikane
Burimet ruse kanë deklaruar se hakerët amerikanë kanë sulmuar disa sisteme kompjuterike të rëndësishme qeveritare të Rusisë duke përfshirë edhe ato të pallatit të Kremlinit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 05, 2016 13:36 Europe/Tirane
  • Kremlini, objektiv i sulmeve kibernetike amerikane

Burimet ruse kanë deklaruar se hakerët amerikanë kanë sulmuar disa sisteme kompjuterike të rëndësishme qeveritare të Rusisë duke përfshirë edhe ato të pallatit të Kremlinit.

Burimet informative të Rusisë të shtunën kanë raportuar se hakerët amerikanë kanë depërtuar në infrastrukturën e sistemeve kompjuterike të Rusisë. Përveç pallatit të Kremlinit që ka qenë objektivi kryesor i sulmeve të hakerave amerikanë, edhe mediet, rrjeti elektrik dhe sisteme të tjera kanë qenë objektiv i sulmeve të hakerave amerikanë kundër Rusisë. Vlen të theksohet se në në muajin e kaluar pas kërcënimit të Xho Baiden, zv/presidentit të Amerikës për kryerjen e sulmeve kibernetike kundër Rusisë, një grup i hakerave amerikanë kanë sulmuar faqen informative të Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Kanali i dytë i televizionit shtetëror të Rusisë në reagim ndaj kërcënimeve të Xho Baiden, ka deklaruar se çfarëdo veprimi kundër Rusisë nuk do të mbetet pa përgjigje.