Vriten 7 pjesëtarë të PKK në juglindje të Turqisë
(last modified Sun, 06 Nov 2016 16:00:12 GMT )
Nëntor 06, 2016 17:00 Europe/Tirane
  • Vriten 7 pjesëtarë të PKK në juglindje të Turqisë

7 anëtarë të grupit PKK janë vrarë në juglindje të Turqisë.

Autoritetet e provincës Shirnak në juglindje të Turqisë njoftuan se forcat e ushtrisë kanë zbuluar një vendstrehim të PKK dhe pas përleshjeve janë vrarë 7 pjesëtarë të këtij grupi, janë zbuluar bomba artizanale, armë të lehta, municione dhe pajisje komunikacioni. Procesi i paqes mes Turqisë dhe grupit PKK ka nisur në dhjetor të vitit 2012 por armëpushimi u anulua pas sulmit të korrikut 2015 në qytetin Suruç të Turqisë. Nga konflikti mes ushtrisë dhe grupit PKK në Turqi kanë humbur jetën 600 forca turke dhe mbi 7 mijë pjestarë të PKK.